
Katër ndeshje e fundit të play-offit të Ligës së Kampionëve: Shaqiri e mban gjallë Baselin, Bodo/Glimt afër historisë
Janë zhvilluar edhe katër duele të tjera në kuadër të raundit të fundit kualifikues për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve, ku nuk munguan surprizat dhe emocionet.
Rezultatet e mbrëmshme:
Basel – Copenhagen 1-1
Bodo/Glimt – Sturm Graz 5-0
Celtic – Kairat Almaty 0-0
Fenerbahçe – Benfica 0-0
Shaqiri gol për Bazelin, Copenhagen barazon
Në Zvicër, Baseli dhe Copenhageni u ndanë baras 1-1. Xherdan Shaqiri realizoi nga penalltia në minutën e 14-të duke i dhënë epërsinë zviceranëve, por Gabriel Pereira barazoi në fund të pjesës së parë.
Bodo/Glimt një hap larg historisë
Spektakli më i madh erdhi nga Norvegjia. Bodo/Glimt e shkatërroi Sturm Graz me rezultat 5:0 dhe është shumë pranë një kualifikimi historik në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
Norvegjezët e mbyllën ndeshjen që në pjesën e parë duke shënuar tri herë me anë të Kasper Hogh, Odin Luras Bjortuft dhe Ulrik Saltnes. Në pjesën e dytë, Hakon Evjen realizoi golin e katërt, ndërsa William Boving shënoi autogol që vulosi fitoren e madhe.
Bodo/Glimt ka tentuar edhe dy herë më parë kalimin në grupe, por u eliminua nga Dinamo Zagrebi dhe Crvena Zvezda. Këtë edicion duket se është më pranë se kurrë historisë.
Pa gola në Turqi dhe Skoci
Fenerbahçe dhe Benfica u ndanë pa gola në Stamboll, në një ndeshje ku portugezët luajtën me një lojtar më pak që nga minuta e 71-të pas kartonit të kuq për Florentinon.
Ndërkohë, edhe dueli mes Celtic dhe Kairat Almaty përfundoi pa gola në Skoci, duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit.