
Arrihet marrëveshja, Asllani drejt Bolognas
Negociatat mes Interit dhe Bolognas për transferimin e Kristjan Asllanit duket se kanë hyrë në fazën vendimtare.
Sipas medieve italiane, mes dy klubeve është arritur marrëveshja për transferimin e reprezentuesit të Shqipërisë te Bologna.
Interi thuhet se ka pranuar të ulë pretendimet financiare dhe pritet të përfitojë rreth 13 milionë euro nga shitja e mesfushorit shqiptar.
Përveç kësaj, zikaltërit do të ruajnë edhe një përqindje nga shitja e ardhshme e Asllanit, duke siguruar të ardhura shtesë në rast të një transferimi tjetër në të ardhmen.
Vetë Asllani ka dhënë dritën jeshile për kalimin te Bologna, pasi klubi kuqezi këtë sezon do të jetë pjesë e Ligës së Evropës. Për mesfushorin e kombëtares shqiptare, pjesëmarrja në garat evropiane ka qenë gjithmonë një prioritet.
Ky transferim shihet si një hap i rëndësishëm për karrierën e 22-vjeçarit, i cili kërkon më shumë minuta dhe një rol kryesor në mesfushë. /rtk