Sot mbyllet xhiroja e parë në Albi Mall Superligën e Kosovës, një ndeshje në program

Sot mbyllet xhiroja e parë në Albi Mall Superligën e Kosovës, një ndeshje në program

Sport August 18, 2025 - 08:16

Sot (e hënë) do të mbyllet xhiroja e parë në Albi Mall Superligën e Kosovës, që tashmë ka nisur edicionin 2025/2026.

Maratona e këtij sezoni filloi të shtunën, ku u luajtën katër ndeshje dhe pati shumë rezultate befasuese.

Prishtina triumfoi në udhëtim ndaj Dukagjinit me rezultat të ngushtë 3-2, teksa Prishtina e Re në anën tjetër mori një fitore të thellë me rezultat 4-0 po ashtu në udhëtim ndaj Malishevës.

Dueli tjetër mes Drenicës dhe Llapit në Skenderaj përfundoi pa gola 0-0, teksa Drita u mposht minimalisht 1-0 ndaj Ferizajt.

Ndërkohë, sot sipas programit do të luhet ndeshja mes Gjilanit dhe Ballkanit, e cila do ta mbyllë xhiron e parë.

Gjilani ka qenë një ndër ekipet më aktive në afatin kalimtar veror dhe pritet një duel i fortë ndaj Ballkanit që synon të lë pas zhgënjimin nga garat evropiane.

Kjo ndeshje pritet të nisë me fillim nga ora 16:30. /Telegrafi

\