Tronditje te Real Madrid, Vinicius Junior zhvillon bisedime sekrete me gjigantin anglez

Tronditje te Real Madrid, Vinicius Junior zhvillon bisedime sekrete me gjigantin anglez

Sport August 12, 2025 - 08:24

Sulmuesi i Real Madridit, Vinicius Junior, ka qenë subjekt i spekulimeve të vazhdueshme gjatë vitit të fundit, veçanërisht pas interesit të shfaqur nga klubet e Arabisë Saudite.

Megjithatë, shumë pak është diskutuar për një transferim të mundshëm të tij brenda Evropës, e më konkretisht në Ligën Premier.

25-vjeçari ende nuk ka nënshkruar një kontratë të re me ‘Los Blancos’, pavarësisht muajve të tëra negociatash që nuk kanë prodhuar marrëveshje përfundimtare.

Sipas raportimeve, palët kishin arritur një marrëveshje në parim për rinovim, por së fundmi Vinicius ka kërkuar të paguhet po aq ose më shumë se Kylian Mbappe, i cili pritet të bëhet lojtari më i paguar në skuadër.

Ndërkohë që Arabia Saudite përmendej si destinacioni më i mundshëm në rast largimi, interesimi nga atje duket se është zbehur ndjeshëm.

Sipas indykaila, Vinicius ka zhvilluar takime të fshehta me drejtues të Manchester City, të cilët po vlerësojnë edhe një lëvizje për shokun e tij të skuadrës, Rodrygo. Gjithsesi, thuhet se edhe vetë Vinicius është i hapur për një largim nga "Santiago Bernabeu".

Edhe pse braziliani ka rezerva për procesin ligjor që City po përballet në lidhje me shkeljet financiare në Ligën Premier, ai është duke shqyrtuar të gjitha opsionet për të ardhmen e tij.

Thuhet se një lëvizje mund të ndodhë qoftë gjatë kësaj vere, ose verën e ardhshme.

Përveç Manchester Cityt, edhe rivalët Liverpool, Manchester United, Arsenal dhe Chelsea po e ndjekin nga afër situatën e Vinicius Junior, i cili raportohet se është shumë i interesuar për një kalim në Angli. /Telegrafi

\