Arsenali bën ofertë zyrtare për Lookman, e ardhmja e nigerianit mes Londrës dhe Milanos

Arsenali bën ofertë zyrtare për Lookman, e ardhmja e nigerianit mes Londrës dhe Milanos

Sport August 10, 2025 - 13:21

Arsenali është rikthyer fuqishëm në garë për Ademola Lookman dhe ka bërë një ofertë prej 45 milionë eurosh, shifra që kërkon edhe Atalanta për kartonin e tij.

Anësori nigerian ka prishur marrëdhëniet me klubin dhe ka kërkuar me çdo kusht largimin nga Bergamo këtë verë, duke mos pranuar të stërvitet.

Interi ka ofruar 42 milionë euro plus 3 milionë bonuse, por Atalanta nuk dëshiron ta shesë brenda Serie A.

Tani mbetet në dorën e lojtarit të vendos përfundimisht nëse do të pranojë t’i bashkohet Arsenalit.

Arteta kërkon përforcime në sulm për shkak të lëndimeve dhe e sheh Lookman si një zgjidhje të menjëhershme.

Në moshën 27-vjeçare, ai po kalon një formë të shkëlqyer, me shpejtësi, driblim dhe saktësi para portës.

Topçinjtë synojnë të përforcohet në krahun e majtë të sulmit dhe Arteta e pëlqen jashtëzakonisht shumë Lookmanin, lojtar që ka përvojë në Ligën Premier.

Me afatin kalimtar të verës drejt mbylljes, java e ardhshme pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e Lookman. /Telegrafi

\