Milani po punon për finalizimin e tri transferimeve të reja

Milani po punon për finalizimin e tri transferimeve të reja

Sport July 20, 2025 - 16:42

Pas transferimit të Samuele Ricci dhe Luka Modric, Milan po shtyn për të finalizuar transferimet e Pervis Estupinan, Marc Pubill dhe Ardon Jashari. 

Sipas La Gazzetta dello Sport, kuqezinjtë janë në garë me kohën për të përfunduar edhe tre përforcime të tjera gjatë afatit kalimtar të verës, pas transferimeve të Riccit dhe Modricit. 

Milani ka qenë në bisedime për një tjetër mesfushor qendror,Ardon Jashari nga Club Brugge dhe dy mbrojtës krahu: Pervis Estupinan nga Brighton (mbrojtës i majtë) dhe Marc Pubill nga Almeria (mbrojtës i djathtë). 

Sipas Gazzettas, Brighton kërkon 23 milionë euro për Estupinan, ndërsa Milani ka paraqitur tashmë dy oferta, e dyta në vlerën e 15 milionë eurove. 

Gjigantët italianë janë ende në negociata me agjentin e lojtarit, Jorge Mendes, për të arritur një marrëveshje me klubin anglez, pasi vetë Estupinan ka dhënë miratimin për t’u transferuar në ‘San Siro’. 

Në të njëjtën kohë, testet mjekësore më të fundit të kryera nga Pubill në Spanjë kanë bindur Milanin për gjendjen e tij fizike. 

‘Rossonerët’ vazhdojnë negociatat me Almerian dhe shpresojnë të finalizojnë marrëveshjen për rreth 15 milionë euro. 

Së fundmi, Ardon Jashari nuk është përfshirë në skuadrën e Club Brugge për finalen e Superkupës së Belgjikës kundër Union Saint-Gilloise që zhvillohet sot (e diel). 

Talenti zviceran po shtyn për transferimin e tij te Milani dhe agjentët e tij janë takuar dje me Igli Taren në selinë e klubit kuqezi.

Image

Image