
Pas suksesit historik, Ramadani: Kam besuar në punën dhe cilësinë e ekipit
Trajneri i FC Dritës, Zekirija Ramadani ka folur pas fitores historike, ku Drita arriti të kualifikohet në rrethin e dytë kualifikues në Ligën e Kampionëve, pasi mposhti Differdangen me rezultat të përgjithshëm 2-4.
Për këtë sukses historik, Ramadani është shprehur i lumtur tkesa tha se ka besuar në punën që kanë bërë dhe në cilësinë e ekipit.
“Kam besuar në punën që kemi bërë dhe në cilësinë e ekipit, dhe ja që u kualifikuam në raundin e dytë. Por në këtë kanë besuar të gjithë në skuadrën tonë, dhe së bashku arritëm të kalojmë raundin e parë. Ishte një obligim profesional dhe kolektiv ta kalonim këtë sfidë – dhe ia dolëm ta përmbushim qëllimin tonë”, është shprehur fillimisht trajneri [ër faqen zyrtare të klubit.
“Tani, natyrisht, kemi përballë një kundërshtar ndryshe. Por më parë duhet të bëjmë analizën dhe pastaj, si staf, të japim më të mirën për të përgatitur një analizë të mirëfilltë, e cila pastaj do t’u përcillet futbollistëve. Ata e dinë dhe e kanë aftësinë të japin maksimumin në fushë. Me flamur të bardhë nuk do të dalim!. Nëse duam të bëhemi lajm kryesor në Evropë, duhet të eliminojmë kundërshtarë të këtij rangu”, përfundoi ai.
Tani, Drita do të përballet me Copenhagenin në rundit e dytë kualifikues javën e ardhshme në orën 19:00 /Zëri