
Zyrtare: Malisheva përforcohet me Samuel Opeh
Sport
July 15, 2025 - 16:44
Malisheva ka njoftuar se është përforcuar me Samuel Opeh.
Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi përmes një njoftimi në Facebook. /Zëri
Postimi i plotë:
Samuel Opeh është përforcimi ynë më i ri!
Me kënaqësi ju prezantojmë qendër mbrojtësin nigerian, Samuel Opeh, i cili nga ky edicion do të mbrojë ngjyrat tona.
Opeh vjen nga Kategoria Superiore e Shqipërisë, ku me fanellën e Laçit ka qenë një nga lojtarët më të spikatur të kampionatit.
Cilësitë dhe përvoja e tij do t’i japin më shumë stabilitet dhe siguri repartit tonë defanziv. Jemi shumë të lumtur që Samuel bëhet pjesë e skuadrës sonë për sezonin e ri.
Welcome, Samuel!