Kombëtarja e Kosovës në futsall, performanca më e mirë në historinë e saj

Kombëtarja e Kosovës në futsall, performanca më e mirë në historinë e saj

Sport July 11, 2025 - 17:39

Që nga viti 2023, nën drejtimin e trajnerit Agon Ramadani, Kombëtarja e Kosovës në futsall ka arritur rezultate historike. Pas një kalimi të suksesshëm nga Preliminary Raundi drejtpërdrejt në Main Raund, ekipi ka shënuar performancën më të mirë që nga themelimi i saj.

Në të gjithë rajonin, Kosova është skuadra me numrin më të madh të pikëve të fituara në Main Raund, me 6 pikë në total — më shumë se çdo tjetër ekip fqinj. Vetëm Serbia dhe Kroacia, që renditet më së miri në pozicionin e 15-të  në ranglistën europiane, kanë rezultate më të mira se Kosova në këtë garë.

Kjo periudhë e re për Kombëtaren e Kosovës tregon një ngritje të dukshme në nivelin e futsallit dhe një shpresë për sukses edhe më të madh në të ardhmen.

Image

Rezultatet e fundit të Kombëtares së Kosovës në futsall:

Kosova – Holanda 3-3 (Kualifikime Main Round)
Arabia Saudite – Kosova 1-2 (Ndeshje miqësore)
Hungaria – Kosova 3-6 (Ndeshje miqësore)
Hungaria – Kosova 3-3 (Ndeshje miqësore)
Letonia – Kosova 4-5 (Ndeshje miqësore)
Letonia – Kosova 3-3 (Ndeshje miqësore)
Kroacia – Kosova 5-3 (Ndeshje miqësore)

Gjeorgjia – Kosova 3-1
Kosova – Franca 0-5
Kosova – Bullgaria 6-2
Franca – Kosova 9-4
Bullgaria – Kosova 3-4

Kosova në futsall – një periudhë historike

Vlen të theksohet se për herë të parë në histori, Kosova është kualifikuar direkt në nivelin Main Round të garave ndërkombëtare në futsall. Në vitin 2023, Kombëtarja ka arritur të marrë pikë në këtë fazë, duke barazuar 3-3 me Holandën – rezultat ky i rëndësishëm që nuk ishte arritur më parë që nga themelimi i ekipit.

Në kualifikimet e fundit, Kosova ka fituar gjithsej 6 pikë në Main Round, më shumë se çdo skuadër tjetër nga rajoni, përfshirë Maqedoninë, Shqipërinë dhe Malin e Zi. Ky është një arritje historike që tregon progres të madh dhe potencial të lartë për të ardhmen e futsallit kosovar.