Drilon Hazrollaj debuton me gol te Rapidi i Bukureshtit në miqësoren ndaj Buduqnostit

Drilon Hazrollaj debuton me gol te Rapidi i Bukureshtit në miqësoren ndaj Buduqnostit

Sport June 21, 2025 - 20:37

Drilon Hazrollaj ka lënë menjëherë gjurmë te skuadra e tij e re, Rapidi i Bukureshtit, duke shënuar golin e parë me fanellën e klubit rumun në një miqësore përgatitore.

Ish-sulmuesi i Malishevës realizoi të shtunën në barazimin 2-2 ndaj Buduqnostit të Malit të Zi, në një ndeshje që u zhvillua në kuadër të përgatitjeve verore në Sllovaki.

Goli i Hazrollajt erdhi në minutën e 55-të, pasi tentimi i tij i parë u ndal në vijën fatale, por ai reagoi me qetësi duke përfituar nga topi i rikthyer dhe e dërgoi atë në rrjetë.

Kjo ishte një paraqitje premtuese për sulmuesin e krahut, i cili kërkon të fitojë hapësira dhe besimin e trajnerëve në sezonin e ri të kampionatit rumun.

Ndeshja ndaj Buduqnostit ishte pjesë e një serie miqësoresh që Rapidi do t’i zhvillojë në Sllovaki, ku janë paraparë edhe tri sfida të tjera – kundër Vardarit, Aluminijt dhe Sabahut.

Për Hazrollajn, ky gol është një sinjal pozitiv që mund të jetë një element kyç për Rapidin në edicionin e ardhshëm.