Pas fitores ndaj Andorrës, Silvinjo: E merituam fitoren, ndryshuam skemat e lojës

Pas fitores ndaj Andorrës, Silvinjo: E merituam fitoren, ndryshuam skemat e lojës

Sport March 24, 2025 - 23:17

Fitorja e Shqipërisë 3 me 0 ndaj Andorrës ishte mëse e merituar dhe ka rritur optimizmi në kampin kuqezi.

Tekniku i Kombëtares Shqiptare, Silvinjo, në një intervistë për Tv Klan pas ndeshjes, u shpreh i lumtur me fitoren. Sipas tij, kjo erdhi si rezultat i ndryshimit të disa skemave të lojës.

“Unë dhe të gjithë djemtë jemi të kënaqur me fitoren. E merituam të fitonim, kemi bërë disa ndryshime të lojtarëve, të skemave. Varet edhe nga ritmi i lojës dhe ndeshja. Ndoshta 4-5 ndryshime janë shumë”.

Në ndeshjen ndaj Andorrës, Broja ishte vendosur në krahun e djathtë. Por a ishte vendosje vetëm për sonte apo do të ta shikojmë sërish në këtë pozicion.

“Të dyja opsionet. Ai mund të jetë i rrezikshëm për kundërshtarët. Varet nga karakteristikat e lojtarit. Ai i jep thellësi lojës”, u shpreh Silvinjo.

Sa i përket lojës në zonën e tretë, tekniku tha se mund të bëhej edhe më mirë, megjithatë kuqezinjtë bënë detyrën.

“Shehu ka bërë ndeshje shumë të mirë në rishpërndarjen e topit. Andorra luante mirë në mbrojtje. Mendoj që kemi arritur shumë mirë edhe me disa pasime të mira të Hoxhës për të krijuar disa aksione”.