
Shqipëria regjistron fitoren e parë në kualifikimet e Botërorit 2026
Sport
March 24, 2025 - 22:39
Shqipëria ka arritur të regjistrojë fitoren e pare në kualifikimet e Kampionatit Botëror 2026, pasi mposhti Andorrën.
Ndeshja e cila u zhvillua në stadiumin “Air Albania” përfundoi me rezultat 3-0.
Dy golat e para u shënuan nga Manaj (8’, 19’) dhe i treti nga Uzuni (90+2’).
Me këtë fitore, Shqipëria e sheh vetën në vendin e dytë me tre pike, kurse Andorra e fundit me 0 sosh. /Zëri