Plani i masave për ndeshjen Shqipëri-Andora, rrugët që do të bllokohen nesër në Tiranë

Plani i masave për ndeshjen Shqipëri-Andora, rrugët që do të bllokohen nesër në Tiranë

Sport March 23, 2025 - 22:01

Për ndeshjen Shqipëri – Andorra, që do të luhet më 24 mars 2025, ora 20:45 në “Arenën Kombëtare”, Policia e Shtetit ka hartuar një plan të detajuar masash për sigurinë dhe mbarëvajtjen e aktivitetit.

Masat kryesore:

Kontrollet ndaj tifozëve për të ndaluar futjen e sendeve të ndaluara (fishekzjarre, çadra, çakmakë, monedha etj.).

Monitorimi i rendit publik dhe kontrolli në të gjithë qytetin e Tiranës me forcat e sigurisë dhe emergjencës.

Bashkëpunim me FSHF, UEFA-n dhe institucionet e sigurisë.

Rrugët e bllokuara (15:00 – përfundimi i ndeshjes)

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” (nga Presidenca deri te sheshi “Nënë Tereza”).

Rruga “Papa Gjon Pali II”, “Dervish Hima”, “Asim Zeneli”, “Themistokli Germenji”, “Gjergj Filipi”, “Lekë Dukagjini”, “Faik Konica” dhe “Skerdilajd Llagami”.

Paralajmërime dhe penalitete

Dhuna në stadium dhe hedhja e sendeve të forta dënohen me burg deri në 3 vjet.

Dublikimi apo falsifikimi i biletave dënohet ligjërisht.

Hyrja e tifozëve nis në orën 18:00 – vonesa mund të sjellë humbjen e mundësisë për të hyrë në stadium.

Në rast nevoje, kontaktoni Policinë në numrin pa pagesë 112.