Pas promovimit të Kosovës në Ligën B, Kurti: Të gjithëve na mbushët me krenari

Pas promovimit të Kosovës në Ligën B, Kurti: Të gjithëve na mbushët me krenari

Sport March 23, 2025 - 21:16

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas fitores së Kosovës e cila triumfoi ndaj Islandës, duke siguruar kualifikimin në Ligën B në Ligën e Kombeve.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti u shpreh i lumtur për sukses, teksa uroi për shumë fitore e suksese të tjera. /Zëri

Postimi i plotë i Kurtit:

Pesë gola në dy ndeshje kundër Islandës, tre të Vedat Muriqit, që ngrisin Kosovën në Ligën B të UEFA Ligës së Kombeve, e neve të gjithëve na mbushin me krenari për paraqitjen e lojtarëve tanë dhe rezultatin e arritur.

Përgëzime për lojën, urime e gëzuar për shumë fitore tjera dhe suksese që na presin.