
Pas fitores historike, kapiteni Rrahmani: Krenar me të gjithë bashkëlojtarët
Sport
March 23, 2025 - 20:44
Pas fitores historike të Kosovës ku arriti të promovohet në Ligën B në Ligën e Kombeve, ka reaguar menjëherë kapiteni Amir Rrahmani.
Kosova mposhti Islandën duke siguruar kualifikimin në Ligën B.
Rrahmani përmes një postimi në faqen e tij në Instagram u shpreh krenar me të gjithë bashkëlojtarët e tij për këtë sukses, teksa theksoi se i presin suksese të tjera.
“Fitore historike
7 vite me pare e nisem rrugen ne Nations League ne Ligen D, kurse nga sot pas kesaj fitore historike jemi ne B.
Krenar me te gjithe bashkelojtaret.
Na presin suksese te tjera”, ka shkruar Rrahmani. /Zëri