Pas fitores historike të Kosovës, Haradinaj: Faleminderit për prezantimin dinjitoz të vendit dhe vlerave tona

Pas fitores historike të Kosovës, Haradinaj: Faleminderit për prezantimin dinjitoz të vendit dhe vlerave tona

Sport March 23, 2025 - 20:35

Pas fitores historike të Kosovës ku arriti të promovohet në Ligën B në Ligën e Kombeve, ka reaguar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Kosova mposhti Islandën duke siguruar kualifikimin në Ligën B.

Përmes një postimi në faqen e tij Facebook, Haradinaj tha falenderoi Dardanët për prezantimin dinjitoz të vendit dhe vlerave.

“Dominim absolut nga Dardanët në ndeshjen kthyese kundër Islandës. Një fitore spektakulare që na kualifikon në Ligën B në kuadër të Ligës së Kombeve.

Faleminderit për prezantimin dinjitoz të vendit dhe vlerave tona!”, ka shkruar Haradinaj. /Zëri