
Notat e lojtarëve: Islandë 1-3 Kosovë, Muriqi i jashtëzakonshëm
Kosova ka arritur të shënojë fitore të rëndësishme ndaj Islandës në kuadër të Ligës së Kombeve.
Ndeshja e cila u zhvillua në stadiumin “Nueva Condomina” përfundoi me rezultat 1-3.
Fillimisht në epërsi kaloi Islanda me golin e Oskarssonit (2’), kurse për Kosovën realizoi Vedat Muriqi i cili arriti t’i shënojë të tre golat, duke kompletuar kështu het-trick sonte.
Me këtë fitore, Kosova siguron promovimim në Ligën B në edicionin e radhës në Ligën e Kombeve.
Në këtë takim më i miri ishte Vedat Muriqi i cili u vlerësua me notën 9.1 nga Sofascore, i ndjekur nga kapiteni Rrahmani 7.8.
Kurse më të dobëtit e ndeshjes dolën të jenë Traustason dhe Johannesson 6.4. /Zëri
Vlerësimi i të gjithë lojtarëve:
Islandë - Kosovë:
https://www.sofascore.com/football/match/kosovo-iceland/iUbsBNlb#id:13157437