
Kosova fiton me het-trickun e Muriqit ndaj Islandës, promovohet në Ligën B të Ligës së Kombeve
Sport
March 23, 2025 - 19:55
Kosova ka arritur të shënojë fitore të rëndësishme ndaj Islandës në kuadër të Ligës së Kombeve.
Ndeshja e cila u zhvillua në stadiumin “Nueva Condomina” përfundoi me rezultat 1-3, kurse me rezultat të përgjithshëm Dardanët triumfuan 2-5.
Fillimisht në epërsi kaloi Islanda me golin e Oskarssonit (2’), kurse për Kosovën realizoi Vedat Muriqi i cili arriti t’i shënojë të tre golat, duke kompletuar kështu het-trick sonte.
Kësisoj, deri në fund nuk pati më gola dhe ndeshja mori rezultatin përfundimtar 1-3.
Me këtë fitore, Kosova siguron promovimim në Ligën B në Ligën e Kombeve. /Zëri