Artan Hoxha: Ademi është i detyruar të heshtë para Dukës edhe kur duhet të flasë, është zv.president ne UEFA

Artan Hoxha: Ademi është i detyruar të heshtë para Dukës edhe kur duhet të flasë, është zv.president ne UEFA

Sport March 23, 2025 - 00:34

Gazetari shqiptar, Artan Hoxha që i përcjellë zhvillimet në futbollin e Shqipërisë dhe Kosovës – sidomos në dy federatat respektive, ishte prezent në studion e emisionit sportiv “Favorit” në T7, ku ka folur gjerë e gjatë për dy federatat, dy kombëtaret dhe temat aktuale rreth Tyre. 

Hoxha ka dhënë vërejtje të shumta për funksionin dhe bashkëpunimin mes federatës së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës. 

Ai tha se interesat personale të udhëheqësve të tyre janë prioritet për vetë drejtuesit e dy federatave. 

Ai tha që presidentët Duka dhe Ademi kanë raporte të mira, por jo deri në atë pikë siç dy federatat i konsiderojnë raportet vëllazërore mes vete. 

Ai e përmendi çështjen e lojtarëve që po e lënë Kosovën e po shkojnë te Shqipëria, që kanë bërë bujë të madhe. 

“Agim Ademi është i detyruar të heshtë edhe kur duhet të flasë! Pse? Sepse Armand Duka është zv.president i UEFA-s”, ka thënë Hoxha në “Favorit”. 

Ndërkohë, ai tha se njerëzit ideal për FSHF-në e FFK-në do të ishin dy legjenda të futbollit shqiptar. 

Hoxha tha se do ta donte Igli Taren në krye të federatës shqiptare, derisa Besnik Hasin te ajo e Kosovës.