
Probleme për Kosovën, Muriçi e Rudhani nuk udhëtojnë për në Spanjë
Sport
March 21, 2025 - 13:59
Portieri Arijanet Muriç dhe mesfushori Donat Rrudhani nuk do të udhëtojnë me Kombëtaren e Kosovës në Spanjë për ndeshjen e kthimit ndaj Islandës, për shkak të lëndimeve të pësuara në ndeshjen e mbrëmshme në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Kështu ka bërë të ditur sot Federata e Futbollit e Kosovës.
Sipas njoftimit të FFK-së, futbollistët e kanë të pamundur të rikuperohen për ndeshjen e radhës.
Për zëvendësimin e Muriçit është marrë portieri i Dritës, Faton Maloku.
Dardanët udhëtojnë sot pasdite drejt Murcias, ku të dielën do të zhvillohet ndeshja Islandë - Kosovë.