Yll Gashi, talenti kosovar i Bayernit që po i mahnit gjermanët

Yll Gashi, talenti kosovar i Bayernit që po i mahnit gjermanët

Sport March 13, 2025 - 14:52

Futbollistët kosovarë po vazhdojnë të shkëlqejnë në Evropë.

E njëri prej tyre është edhe supertalenti, Yll Gashi.

17-vjeçari po i mahnit gjermanët me talentin e tij.

Sulmuesi kosovar është pjesë e ekipit të të rinjve të Bayern Munichut, të cilit i ishte bashkuar në verën e vitit 2023, ndërsa kishte nënshkruar kontratë trevjeçare, deri në verën e vitit 2026.

Aty ishte transferuar nga Hertha Berlini, ku ishte dalluar me të madhe në moshat e reja të ekipit gjerman, shkruan gazeta Express.

Aktualisht, Gashi luan me ekipin U-17 të Bayern Munichut, ndërsa nga katër ndeshje i ka realizuar dy gola në “U17 Nachwechsliga” në sezonin 2024/25.

Gjithashtu, sulmuesi i rrezikshëm është pjesë e Kombëtares U-17 të Gjermanisë.

Natyrisht, pasi prindërit e tij janë shqiptarë, në të ardhmen ai mund të bëhet pjesë e Kombëtares së Kosovës ose të Kombëtares shqiptare.

Madje, drejtuesit e FSHF-së veçse i kanë nisur kontaktet me familjen e futbollistit, por edhe me përfaqësuesit e tij, për ta veshur Yllin Kuqezi.

Natyrisht, në opsion të tij është edhe Gjermania.

Yll Gashit i mbetet të punojë dhe ta tregojë veten, e më pas të vendos përfundimisht për Kombëtaren që do ta përfaqësojë. /express

Image
Image