Rey Manaj ka gjendje stabile pas përplasjes, ai i befasoi mjekët me fjalët e para pasi u zgjua

Rey Manaj ka gjendje stabile pas përplasjes, ai i befasoi mjekët me fjalët e para pasi u zgjua

Sport March 09, 2025 - 18:11

Sulmuesi shqiptar Rey Manaj, ka përfunduar pa ndjenja në fushë pas një përplasjeje të fortë me një kundërshtar gjatë ndeshjes Sivaspor-Göztepe. 

Ai pasi pësoi goditje në kokë u dërgua urgjentisht me ambulancë për të iu nënshtruar vizitave të mëtejshme mjekësore në spital. 

Mediat turke raportojnë se fjalët e para të Manajt pas ngjarjes kanë habitur mjekët. Sipas burimeve, sulmuesi ka pyetur menjëherë; “A do të mund të luaj në javën e ardhshme?” – një frazë që ka dëshmuar dëshirën e tij të madhe për t’u rikthyer sa më shpejt në fushë, duke treguar edhe njëherë angazhimin dhe pasionin e tij për futbollin. 

Krejt kjo ndodhi në minutën e 3-të të ndeshjes, kur Manaj u përplas kokë më kokë me një mbrojtës të ekipit kundërshtar, Göztepe.  

Pas përplasjes, ai mbeti i shtrirë në fushë, duke shkaktuar panik te lojtarët dhe tifozët. Stafi mjekësor i Sivasspor ndërhyri menjëherë, duke ofruar ndihmën e parë në vend. Më pas, futbollisti shqiptar u transportua me ambulancë për në spital, ku iu nënshtrua kontrollave dhe vizitave të nevojshme. 

Sipas informacionit të fundit, gjendja e Manajt është stabilizuar dhe ai është jashtë rrezikut për jetën. 

Një informacion i fundit nga klubi Sivasspor thekson se futbollisti është në gjendje të vetëdijshëm dhe po merr trajtimin e duhur për shërimin e tij. 

Të gjithë shpresojnë për një rikuperim të shpejtë, duke parë pasionin dhe dëshirën e tij për të rikthyer në fushë sa më shpejt.