Skiatorët e Kodrës së Diellit urojnë në mënyrë të veçantë Pavarësinë, shpalosin flamurin gjigant të Kosovës në pistë

Skiatorët e Kodrës së Diellit urojnë në mënyrë të veçantë Pavarësinë, shpalosin flamurin gjigant të Kosovës në pistë

Sport February 17, 2025 - 10:18

Kosova sot shënon 17-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.

Në mesin e shumë urimeve që ka pranuar Kosova për këtë ditë historike, një urim i veçantë ka ardhur nga disa skiatorë nga qendra e skijimit të Kodrës së Diellit në Tetovë.

Ata kanë shpalosur një flamur gjigant të Kosovës, derisa lëshoheshin në pistën e sikjimit.

I njëjti flamur u vendos edhe në teleferik.

“Gëzuar Pavarësinë 17 vite, gëzuar Kosovë”, ishte urimi që erdhi nga këta sikjatorë.