Roma fiton minimalisht në udhëtim te Parma

Roma fiton minimalisht në udhëtim te Parma

Sport February 16, 2025 - 20:01

Romak ka arritur të shënojë fitore si mysafir  i Parmas me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 25-të në Serie A. 

Pas disa rasteve nga të dyja palët, Parma mbeti me një lojtarë më pak, ku mbrojtësi Giovani Leoni u ndëshkua me karton të kuq. 

Fillimisht u akordua penallti, por që me VAR u vendos që ndërhyrja ishte jashtë zonë. 

Nga aty Matias Soule shënoi një gol të bukur për 1-0, duke e dërguar Romën në pushim me epërsi minimale.  

Duke parë që vendasit ishin me një lojtar më pak, Roma krijoi më shumë dhe ishte afër golit të qetësisë. 

Por Matias Soule, Anass Salah-Eddine dhe Lorenzo Pellegrini, nuk arritën të përfitonin nga rastet e krijuara. 

Roma deri në fund ruajti rezultatin dhe me këtë fitore ngjitet në vendin e nëntë me 34 pikë.