Mbyllet pa fitues derbi mes Bayernit dhe Leverkusenit

Mbyllet pa fitues derbi mes Bayernit dhe Leverkusenit

Sport February 15, 2025 - 20:43

Bayer Leverkusen dhe Bayern Munich i ka ndarë pikët në derbin e zhvilluar në kuadër të javës së 22-të në Bundesliga, pasi ndeshja përfundoi pa gola.

Pas vetëm nëntë minutash lojë, Bavarezët kërkuan penallti për rrëzimin në zonë të Michael Olise nga një mbrojtës i vendasve, por gjyqtari sinjalizoi që loja të vazhdojë.

Në minutën e 21-të, Florian Wirtz testoi Manuel Neuerin, por që ky i fundit nuk bëri largim të sigurt.

Topi më pas shkoi në kokën e Jeremie Frimpong, që goditi shtyllën, duke lënë Bayernin me shumë fat.

Edhe Leverkuseni kërkoi penallti në minutën e 52-të, ndërsa gjyqtari sinjalizoi se ndeshja duhet të vazhdojë.

Nathan Tella i vendasve ishte rreziku kryesor i Bavarezëve, mirëpo lojtarit i mungonte gjithnjë konkretizimi.

Pas javës së 22-të, Bayern Munichu vazhdon të jetë lider me 55 pikë, tetë më shumë se Leverkuseni që është në të dytin.

Në xhiron e 23-të, Bavarezët takohen me Eintrahct Frankfurtin, ndërsa kampioni në fuqi përballet me Holstein Kiel.