Taulant Xhaka zbulon ëndrrën që dëshiron ta realizojë bashkë me vëllain, Granitin

Taulant Xhaka zbulon ëndrrën që dëshiron ta realizojë bashkë me vëllain, Granitin

Sport February 14, 2025 - 10:02

Skuadra zvicerane FC Basel mbeti pa një legjendë, pasi Taulant Xhaka do ta mbyllë karrierën në verë. Arsyet dhe planet e tij për të ardhmen janë me vëllain Granit Xhaka.

Ëndrra e tij e madhe si futbollist nuk iu realizua, të luajë sërish për FC Baselin me vëllain e tij. Kjo nuk ishte vetëm ëndrra e Taulantit, ishte edhe e Granitit. Dhe kjo ishte ëndrra e shumë tifozëve të FCB-së.

“Sigurisht që jam i trishtuar. Ishte një ëndërr imja. Por jam i lumtur që tani filloj një kapitull të ri, atë të punës së trajnerit. Ku i dihet, ndoshta një ditë do të punojmë Graniti si trajner në FC Basel, unë si ndihmës trajner i tij”, ka thënë Xhaka për mediumin zviceran “90min”.

Nga njëra anë është licenca e trajnerit dhe ëndrra për të qenë dyshe trajnerësh me vëllain Granitin. Por edhe Xhaka thotë se mezi pret të kalojë kohë me familjen dhe fëmijët.

“FC Basel më ofroi mundësinë për të qëndruar në klub. Por kam nevojë për distancë”, tha Xhaka.