![Merr fund saga e Casemiros, Unitedi e huazon te Flamengoja](/uploads/zeri.info/images/2025/February/11/auto_01jkr47kyxa3s0y80x971739298446.webp)
Merr fund saga e Casemiros, Unitedi e huazon te Flamengoja
Sport
February 11, 2025 - 19:26
Manchester United do ta huazojë Casemiron te klubi brazilian, Flamengo, raporton Daily Express.
Braziliani e ka humbur që një kohë të gjatë vendin si titullar në Old Trafford.
Mirëpo ai tani ka gjetur një shtëpi të re, dhe do të kthehet në vendlindje ku shumicën e pagës do t’ia heqë Unitedi.
Djajtë e Kuq e kishin blerë Casemiron nga Reali në gusht të vitit 2022, duke i paguar 60 milionë funte për të, plus 10 milionë shtesa.