Ermal Krasniqi futet nga banka dhe shënon në fitoren e Sparta Pragës

Ermal Krasniqi futet nga banka dhe shënon në fitoren e Sparta Pragës

Sport February 09, 2025 - 23:51

Ermal Krasniqi u fut në lojë në pjesën e dytë, ku shënoi pas tre minutash, duke kompletuar një paraqitje shumë të mirë.  

Ermal Krasniqi ka dhënë një tjetër paraqitje të shkëlqyer ditën e sotme në ndeshjen që Sparta e Pragës triumfoi me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Hradec Kralove. 

Sulmuesi shqiptar u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë nga tekniku i tij dhe menjëherë pas tre minutash, Krasniqi arriti të dërgojë topin në fund të rrjetës.