Zyrtare: Nuno Mendes rinovon kontratën me PSG-në

Zyrtare: Nuno Mendes rinovon kontratën me PSG-në

Sport February 09, 2025 - 16:21

Paris Saint-German ka njoftuar se Nuno Mendes ka rinovuar kontratën e tij me klubin.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi francez, përmes një njoftimi në faqen zyrtare.

Sipas kontratës së re, Mendesi do të jetë pjesë e parisienëve deri në vitin 2029.

Sipas gazetarit dhe ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romanos, lojtari ka nënshkruar kontratë të re, duke u bërë një nga fituesit më të mëdhenj në klub. /Zëri