![Hansi Flick: Ansu Fati, në rrugën e duhur](/uploads/zeri.info/images/2025/February/08/auto_hq720_11739034801.jpg)
Hansi Flick: Ansu Fati, në rrugën e duhur
Sport
February 08, 2025 - 18:12
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick ka folur rreth situates së Ansu Fatit, i cili nuk po merr minuta nën drejtimin e trajnerit gjerman.
Flick u shpreh se Fati po punon mire dhe se po përmirësohet në gjërat që po ia kërkon, duke lënë të kuptohet se mund të merr minuta për ta treguar vetën e tij.
Hansi Flick: “Ansu Fati po punon mirë, ai po përmirësohet në gjërat që i kërkojmë dhe gjithashtu në përgjithësi po përmirësohet gjatë gjithë kohës”, u shpreh gjermani.
"Unë mendoj se Ansu Fati është në rrugën e duhur”, shtoi tutje ai.
Kujtojmë se, Ansu Fati sezonin e kaluar ishte në huazim te Brightoni, mirëpo ai u rikthye sërish te Barcelona pas përfundimit të sezonit. /Zëri