![Amorimi për Rashfordin: Ndonjëherë një lojtar është vërtet i mirë me një trajner dhe jo me një tjetër](/uploads/zeri.info/images/2025/February/07/auto_GOAL_-_Multiple_Images_-_2_Split_-_Facebook354.png1738939191.webp)
Amorimi për Rashfordin: Ndonjëherë një lojtar është vërtet i mirë me një trajner dhe jo me një tjetër
Trajneri i Man Utd, Ruben Amorim, ka folur për situatën e Rashfordit, i cili u huazua te Aston Villa.
Duke folur në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes ndaj Leicester Cityt, Amorimi tha se ndonjëherë një lojtar është vërtet i mirë me një trajner dhe jo me një tjetër.
“Si gazetar apo fans, mund ta marrësh në mënyrën që të duash dhe mund të mendosh çfarë të duash. Ajo që them është se nuk mund ta bëja Marcusin të shoh mënyrën se si ju duhet të luani futboll dhe të stërvitet siç e shoh unë. Ndonjëherë, ju keni një lojtar që është vërtet i mirë me një trajner dhe i njëjti lojtar me një trajner tjetër është i ndryshëm. Unë i uroj më të mirën Rashfordit dhe Unai Emeryt dhe (shpresoj) që ata të mund të lidhen, sepse ai është një lojtar shumë, shumë i mirë”, u shpreh trajneri. /Zëri