Hansi Flick thur lavde për ekipin e tij: E dua këtë klub, s’kam përjetuar kurrë diçka të tillë

Hansi Flick thur lavde për ekipin e tij: E dua këtë klub, s’kam përjetuar kurrë diçka të tillë

Sport February 05, 2025 - 15:15

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka thurur lavde për ekipin e tij.

Trajneri gjerman u shpreh i bindur duke thënë se e do këtë klub dhe se i pëlqen të punojë me të çdo ditë, pasi nuk ka përjetuar kurrë diçka të tillë më parë.

“Unë e dua këtë klub, më pëlqen të punoj me të çdo ditë, me stafin teknik dhe stafin trajner, duke punuar së bashku për të trajnuar këtë ekip”, u shpreh tekniku.

“Është vërtet e mrekullueshme, sepse lojtarët këtu janë unikë, nuk kam përjetuar diçka të tillë më parë”, shtoi ai.

Hansi Flick mori drejtimin e Barcelonës më 29 maj të vitit të kaluar, pasi u largua nga Kombëtarja e Gjermanisë. /Zëri