Zyrtare: Barcelona rinovon kontratën me talentin Gerard Martin
Mbrojtësi i majtë i Barcelonës, Gerard Martin, ka rinovuar kontratën me klubin.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi, përmes një komunikate zyrtare në platformën X.
Me kontratën e re, talenti i ri 22-vjeçar do të jetë pjesë e katalunasve deri më 30 qershor të vitit 2028.
“FC Barcelona dhe Gerard Martín kanë arritur një marrëveshje për të zgjatur kontratën e lojtarit me klubin deri më 30 qershor 2028”, thuhet në komunikatë.
Mbrojtësi nënshkroi kontratën të enjten në mesditë në prani të presidentit të Barçës Joan Laporta, drejtorit përgjegjës për futbollin e të rinjve Joan Soler, drejtorit sportiv Anderson Luis de Souza (Deco) dhe drejtorit për futbollin e të rinjve Jose Ramon Alexanco.
Hansi Flick ka përdorur shërbimet e tij në dhjetë ndeshje të tjera të Ligës dhe i riu është paraqitur gjithashtu në ndeshjet e Ligës së Kampionëve, Kupës së Mbretit dhe Superkupës së Spanjës, duke ndihmuar skuadrën të fitojë trofeun në këtë të fundit. /Zëri
Agreement to renew Gerard Martín's contract
— FC Barcelona (@FCBarcelona) January 24, 2025