Federatës së Karatesë i është besuar organizimi i Kampionatit Mesdhetar

Federatës së Karatesë i është besuar organizimi i Kampionatit Mesdhetar

Sport January 16, 2025 - 22:42

Federatës së Karatesë së Kosovës (FKK) i është besuar organizimi i Kampionatit Mesdhetar, që prej 12-14 shtator 2025 do të organizohet në Prishtinë.

“Ky vendim historik erdhi pas vizitës së presidentit të WKF-it, Antonio Espinos dhe sekretarit të EKF-it Davor Cipek në Kosovë gjatë shënimit të 10-vjetorit të njohjes së KOK-ut nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar”, thuhet në njoftimin e FKK.

Pjesëmarrëse do të jenë 26 shtete nga tri kontinente.

KOK përgëzon FKK-në për marrjen e këtij organizimi, i cili do të shërbejë edhe si test për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030 në sportin e karatesë.