Vjen reagimi i klubit të njohur pasi Ronaldo deklaroi se në Francë ekziston vetëm PSG-ja
Cristiano Ronaldo i dha një goditje elitës së futbollit francez duke thënë se Superliga e Arabisë ka një standard më të lartë, por një nga ekipet e Ligue 1 tashmë i ka dhënë një përgjigje sulmuesit portugez.
Ronaldo momentalisht po luan në Lindjen e Mesme tek Al-Nassr, klub të cilit iu bashkua në fund të 2022 pas përfundimit të periudhës së dytë si futbollist i Manchester United.
Së fundmi, Ronaldo u mirëprit si mysafir i veçantë në ceremoninë e Globe Soccer Awards në Dubai, aty ku u ndanë disa çmime për futbollistët me arritjet më të larta.
Gjatë kësaj ceremonie, portugezi deklaroi se Ligue 1 është e dominuar vetëm nga Paris Saint-Germaini dhe pjesa tjetër e klubeve ‘kanë mbaruar’.
“Liga e Francës? Natyrisht (është më e dobët). Nuk e them këtë sepse luaj atje (në Arabinë Saudite). Ata (njerëzit) duhet të shkojnë atje dhe të luajnë. Të shohin se si është të vraposh në temperatura 38, 39, 40 gradë. Nëse nuk besoni fjalët e mia, shkoni atje dhe do e shihni”, ka thënë Ronaldo.
“Sipas mendimit tim, në Francë është vetëm PSG-ja, më falni. Ekipet tjera konkurrojnë, në rregull, por PSG-ja është më e forta, askush nuk mund të konkurrojë me ta”, përfundoi ai.
https://t.co/bk14mBdEhj pic.twitter.com/mrjI3LlVnA
— AS Monaco EN ë (@AS_Monaco_EN) December 27, 2024