Hansi Flick konfirmon rikthimin e Yamalit
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka folur për gjendjen e sulmuesit Lamine Yamal, pasi së fundmi sulmuesi mbeti i lënduar.
Hansi Flick shfrytëzoi rastin për të folur për gjendjen e talentit të ri në një konferencë për shtyp, para ndeshjes së nesërme ndaj Las Palmasit.
Trajneri gjerman konfirmoi se Yamali është rikthyer dhe se është gati që të luajë, mirëpo ende nuk kanë vendosur nëse do të jetë startues.
“Lamine Yamal është kthyer dhe ai është gati të luajë. Ne nuk kemi vendosur ende nëse ai do të startojë, por ai do të luajë. Ky është plani”, është shprehur tekniku.
Barcelona hyn në fushë pas një humbje dhe barazimi dhe sigurisht që blaugranët do të synojnë vetëm fitoren, teksa katalunasit vazhdojnë të jenë liderë e tabelës me 34 pikë, të ndjekur nga Real Madridi me 30 sosh. /Zëri
ë Hansi Flick confirms: “Lamine Yamal is back and he's ready to play”.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) November 29, 2024
“We haven't decided yet if he'll start, but he will play. That’s the plan”. pic.twitter.com/jububU5wQL