Trajnerja shqiptare, kandidate për çmimin “The Best” nga FIFA
Sport
November 29, 2024 - 09:56
Shtëpia më e madhe e futbollit në botë FIFA ka publikuar listën e kandidatëve për çmimet e vitit, ku spikat edhe emri i shqiptares Elena Sadiku.
Trajnerja 31-vjeçare është ndër të nominuarat në kategorinë e trajnereve më të mirë të vitit për femra, duke konkurruar kundër shtatë rivalëve të fortë, njofton Klankosova.tv.
Sadiku, që aktualisht është trajnere e ekipit të Celtic në Skoci, ka arritur suksese të mëdha me këtë klub të njohur, duke e pozicionuar veten si një figurë të rëndësishme në futbollin ndërkombëtar.