Inter Miami ka besim se Messi do të qëndrojë
Sport
November 23, 2024 - 17:19
Bashkëpronari i Inter Miamit, Jorge Mas, është i bindur se Lionel Messi do të zgjasë qëndrimin e tij në Amerikë.
Legjenda e Argjentinës iu bashkua klubit në vitin 2023 pas ndarjes nga PSG-ja dhe aktualisht ka kontratë deri në vitin 2025.
“Messi është nën kontratë deri në vitin 2025. Leo dhe unë do të ulemi dhe do të diskutojmë të ardhmen”, tha Mas të premten.
“Siç e kam thënë më parë, dhe do ta përsëris tani: Unë pres plotësisht që në hapjen e stadiumit tonë të ri në 2026 dhe në hapjen e sezonit tonë 2026 MLS pas një sezoni të mbushur me trofe 2025, që Leo Messi të jetë numri ynë 10”.
Miami thuhet gjithashtu se do të emërojë ish-bashkëlojtarin e Messit në Barcelonë dhe Javier Mascherano si trajnerin e tyre të ardhshëm. /Zëri