Guardiola pretendon se do të qëndrojë në Man City edhe nëse ata bien nga Premierliga
Trajneri Pep Guardiola, i cili sapo ka nënshkruar një kontratë të re me Manchester Cityn pretendon se e ardhmja e tij në klub nuk do të varet nga vendimi i akuzave të klubit rreth shkeljeve financiare.
Manchester City është ende në pritje për të mësuar verdiktin pasi u akuzua për 115 shkelje të pretenduara të rregullave financiare të Ligës Premier.
Megjithatë, vendimi i Ligës Premier nuk do të ndikoj në të ardhmen e Guardiolës, i cili pavarësisht gjithçkaje do të mbetet në Etihad.
“Kam lexuar diçka se duhet të biem menjëherë nga kategoria”, ka thënë fillimisht Guardiola në një konferencë për shtyp.
“75 për qind e klubeve e duan atë, sepse unë e di se çfarë bëjnë ata në prapaskenë dhe gjëra të tilla. Unë preferoj të mos jem në atë pozicion, por kur të jem atje më pëlqen – sepse ju besoni në klubin tuaj dhe njerëzit aty”.
“Unë besoj atë që më thonë [për shkeljet e supozuara] dhe arsyet pse. Ne jemi duke pritur dënimin në shkurt ose mars”.
“Çfarë ndodh nëse biem nga kategoria? Unë do të jem këtu”, përfundoi trajneri i Cityt. /Telegrafi/