Arsenali merr vendim për Gabriel Jesus

Arsenali merr vendim për Gabriel Jesus

Sport October 29, 2024 - 21:18

Arsenal ka marr një vendim përfundimtar për të ardhmen e Gabriel Jesus pas interesit të Palmeiras

Arsenali ka marrë një vendim përfundimtar për të ardhmen e Gabriel Jesus pas një interesi nga ish-klubi i tij Palmeiras.

Muajin e kaluar, u raportua se gjigantët brazilianë po synonin të rikthenin sulmuesin përpara Kupës së Botës për Klube të FIFA-s vitin e ardhshëm dhe ishin të gatshëm të ofronin 40 milionë euro  (£33m/$45m) për lojtarin. Megjithatë, presidentja e Palmeiras, Leila Pereira, konfirmoi se klubi ka hequr dorë nga përpjekja për të nënshkruar me Jesus.

“Gabriel Jesus nuk po vjen. Kemi kontaktuar me Arsenalin, dhe ata thanë: ‘Leila, nuk ka asnjë kusht. Nuk do të negociojmë për lojtarin.’ Transferi i tij është i mbyllur”, tha Pereira për ESPN.

27-vjeçari u rrit në akademinë e Palmeiras në vitin 2015 dhe kaloi dy vite me ekipin e tyre të parë përpara se të transferohej te Manchester City në vitin 2017.

Ai u bashkua me Arsenalin në Londrën Veriore në vitin 2022 dhe që atëherë ka bërë 87 paraqitje në të gjitha kompeticionet për “Topçinjtë.” Megjithatë, Jesus ka humbur vendin e titullarit në Arsenal që nga sezoni i kaluar pasi Kai Havertz është zgjedhja e parë e Mikel Artetës për sulmin.

Pas një barazimi të vështirë kundër Liverpool-it fundjavën e kaluar, skuadra e Artetës synon të rikthehet te fitorja të mërkurën, kur të përballet me ekipin e Championship-it Preston në 1/8-ën e finales së Kupës së Ligës.