“Krenari se si shtatë lojtarë të dal nga Superliga e Kosovës luajtëm startues” – Rrahmani flet pas fitores me Qipron
Sulmuesi Albion Rrahmani ka treguar pas ndeshjes, se si e kanë diskutuar brenda grupit, se si shtatë lojtarë që kanë dalë nga Superliga e Kosovës do të ishin titullar ndaj Qipron.
Ai ka shtuar se ndjehet krenar dhe se fitorja 3-0 ndaj Qipros ishte plotësisht e merituar.
“Edhe na e kemi diskutuar sepse shtatë lojtarë që kanë dal nga Superliga e Kosovës po luajmë startues. E kemi pasur si temë gjatë ditës, ndihemi krenar që kemi dalë nga Superliga e Kosovës dhe po e ndihmojmë ekipin në objektiva. E merituam dhe i fituam tre pikë”, ka thënë Rrahmani pas ndeshjes.
Rrahmani ishte mjaft aktiv për Kosovën, por nuk arriti ta gjente rrugën drejtë rrjetës në dy ndeshjet.
Sulmuesi në këto dy ndeshje ka treguar se është i gatshëm të mbajë barrën e sulmit. /telegrafi