Pogbës i zbutet dënimi me moslojë, nga 4 vjet në 18 muaj
Lojtarit të Francës Paul Pobgës i cili ishte dënuar me 4 vjet moslojë, kufizimi i është ulur në 18 muaj.
Ndëshkimi i tij u bë për shkak se në testet antidoping, doli që ai kishte përdorur suplement të ndaluar, gjë që 31-vjeçari tha se një gjë të tillë nuk e ka bërë ndonjëherë me vetëdije.
Zbutja e dënimit iu bë pas ankesës së tij të suksesshme në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS), shkruan Goal.com.
Sipas vendimit të ri, mesfushori i Juventuesit tani pritet të kthehet në veprim në mars të 2025-tës.
Megjithatë, ka pasur spekulime për të ardhmen e francezit në Juventus, me Daily Mail që pretendon se gjigantët e Serie A janë në bisedime me lojtarin për një ndërprerje reciproke të kontratës së tij.
Trajneri i Francës Didier Deschamps e ka mirëpritur lajmin për reduktimin e dënimit të Pogba-s dhe u zotua se do të vazhdojë ta mbështesë lojtarin në fazën tjetër të karrierës së tij, megjithëse pa i hapur drejtpërdrejt derën për t’u rikthyer në ekipin kombëtar.