Zvicra fton Xhakën dhe Zeqirin për ndeshjen kundër Serbisë që zhvillohet në Beograd më 12 tetor

Zvicra fton Xhakën dhe Zeqirin për ndeshjen kundër Serbisë që zhvillohet në Beograd më 12 tetor

Sport October 03, 2024 - 16:09

Dy shqiptarë në listën e kombëtarës së Zvicrës kundër Serbisë.

Kapiteni Granit Xhaka dhe Andi Zeqiri, do të jenë ata që do të udhëtojnë drejt Beogradit më 12 tetor.

Selektori Murat Yakin, e ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për këtë përballje të nxehtë.

Përballjet mes helvetikëve dhe serbëve janë çdoherë të nxehta shkaku i futbollistëve shqiptarë, për arsye historike.

Në vitin 2022, në Kupën e Botës në Katar, Granit Xhaka ishte i përfshirë në incident shkaku i provokimeve dhe sulmit nga ana e ekipit serb.

Derisa në vitin 2018 po në Kupën e Botës, veçse atëherë në Rusi Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, ata që e mposhtën Serbinë me golat e tyre.

E veçanta e kësaj ishte se të dy festuan duke bërë me dorë shqiponjën.

Image