Tottenhami e mposht Man Utd në “Old Trafford”

Tottenhami e mposht Man Utd në “Old Trafford”

Sport September 29, 2024 - 19:32

Manchester United është mposhtur thellë në shtëpinë e tij.

Tottenham arriti që të marrë tre pikë nga “Old Trafford”, duke shënuar fitore prej 3-0.

Golin e parë të ndeshjes e shënoi Brennan Johnson, i cili shënoi në minutën e 3-të.

Pjesa e parë u mbyllë me një rast diskutabil, pasi Bruno Fernandes u ndëshkua me të kuq pas një ndërhyrje në James Maddison.

Pjesa e dytë ishte e tëra e Tottenhamit.

Skuadra e Ange Postecoglu shënoi edhe dy gola të tjerë me anë të Kulusevski dhe Solanke.

Tottenhami me këtë fitore shkon në 10 pikë pas gjashtë ndeshjeve, derisa United shkon në pozitën e 12-të.