Paqarada dhuron tri asistime në ndeshjen e sotme
Sport
September 29, 2024 - 15:20
Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Leart Paqarada, po zhvillon një ndeshje fantastike kundër Karlsruher, në Bundesliga 2.
Paqarada sot ka bërë “hat-trick” asistesh (3 sosh) duke dhënë kontributin kryesor në ndeshje për skuadrën e tij.
Asistime e erdhen në golin e dytë, tretë dhe të katërt.
Aktualisht po zhvillohet minuti i 74-të dhe rezultati është 4:4.