Dy tifozë të Prishtinës ndalohen për 48 orë nga policia, dëmtuan veturat në Suharekë pas humbjes nga Ballkani
Dy tifozë të Prishtinës janë ndaluar nga policia për 48 orë në Suharekë, pas derbit me Ballkanin
Arsyeja e këtij ndalimi për ta është se kanë dëmtuar tri vetura.
Tifozët e Prishtinës kanë udhëtuar për në Suharekë, pa paralajmërim, ku sipas rregullores, ekipi nikoqir duhet të njoftohet së paku 48 orë para ndeshjes.
Pavarësisht kësaj, kryesia e Ballkanit i ka sistemuar brenda stadiumit, teksa në momentin e shënimit të golit të Karricës, ku ekipi suharekas mori epërsinë, tifozët e Prishtinës nisen hedhjen e mjeteve piroteknike në fushë.
Pas këtij incidenti në stadium, Policia e Kosovës që ishte brenda stadiumit, mori vendim për t’i larguar jashtë.
Për ngjarjen ka reaguar edhe Ballkani, ku thanë se në të ardhmën, klubet duhet të respektojnë afatet e dërgimit të kërkesës për ardhjen e tifozëve mysafirë. /klankosova