Atletja e njohur humbi në gjysmëfinale për shkak të një incidenti, që ia pamundësoi hyrjen me kohë në stadium
Atletja xhamajkane Shelly-Ann Fraser-Pryce u përball me një incident të çuditshëm, pasi asaj iu mohua hyrja në "Stade de France", duke e parandaluar kështu që të konkurrojë në Lojërat Olimpike.
Fraser-Pryce ishte paraparë që të garonte në gjysmëfinale të garës 100 metra për femra, por parapërgatitjet e saj morën një kthesë të çuditshme.
Tri herë fituesja e medaljes së artë, e përfundoi të premten garën në pozitën e dytë duke regjistruar kohën prej 10.92 sekondash.
Pasi arriti në stadium për gjysmëfinale, disa pamje u shfaqën aty ku shihet se 37-vjeçares i mohohet hyrja në stadium, pasi sigurimi e njoftoi atë për një ndryshim të rregullit.
Atletët që vendosin të mos qëndrojnë në Fshatin Olimpik dhe nuk vijnë me autobusin e skuadrës, duhej të futeshin brenda në një mënyrë tjetër.
“Ajo (një person i sigurimit) më tha se e ndryshuan dje rregullin. Si mund ta ndryshoni rregullin dhe të mos tregoni? Pra, ju po i kërkoni të gjithë atletëve të cilët për çfarëdo arsye nuk qëndrojnë në fshat, të mos hyjnë nga porta kryesore”, ka thënë Fraser-Pryce.
Kur ajo u lejua eventualisht që të futet në stadium, shefi i misionit Ian Kelly konfirmoi më vonë se tërheqja e saj nga gara erdhi për shkak të një lëndimi dhe jo për arsye të vonesës. /Telegrafi
ShaCarri Richardson & Shelly ann Fraser-Pryce aren’t being allowed to enter the Olympic stadium. What an absolute disgrace that the WORLD CHAMPION & the MOST DECORATED 100m CHAMPION of all time aren’t properly protected by their federations. Trash move Paris !! pic.twitter.com/zh683ibHyp
— Roger Myton (@RogerMyton) August 4, 2024