
Edhe Partizani eliminohet nga Liga e Konferencës
Sport
August 01, 2024 - 23:15
Pas Egnatias, edhe Partizani është eliminuar nga kualifikimet e Ligës së Konferencës.
Ekipi nga kryeqyteti shqiptar u ndal në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës nga skuadra gjeorgjiane, Iberia 1999.
Dueli i parë i zhvilluar në Gjeorgji vendosi gjithçka, me vendasit që triumfuan 2:0, shkruan Gazeta Express.
E në duelin e zhvilluar në “Elbasan Arena”, Partizani nuk arriti më shumë se një barazim pa gola.