Lojërat olimpike “Paris 2024”, dita e Loriana Kukës
Sport
August 01, 2024 - 08:02
Pas Distria Krasniqit, Laura Fazliut, Nora dhe Akil Gjakovës, sot në “tapetet” e Lojërave olimpike “Paris 2024” do të zbresë Loriana Kuka, një tjetër xhudiste e Kosovës, duel ky që vjen drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës.
Kuka, e cila garën e nis në orën 10:00, synon që të ndjekë rrugën e Distria Krasniqit (medalje të argjendtë) dhe Laura Fazliut (medalje të bronztë).
Ndërkohë, dita e shtatë e “Paris 2024” vjen edhe me disa sfida tejet interesante.
Spanjë - Hungari në hendboll (konkurrenca e femrave, grupi B), do të ballafaqohen në një duel që pritet të sjellë lojë interesante. Kjo sfidë fillon në orën 14:00.
Sporti i notit do të vazhdojë edhe sonte në mbrëmje ku do të luhen finalet prej orës 20:30.