
FFK-ja konfirmon ekipet dhe dy grupet e Ligës së Parë për sezonin 2024/25
Sport
July 24, 2024 - 10:53
Lajmet e fundit nga sporti
Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar opinion për ndarjen e 20 ekipeve në dy grupe, në kuadër të Raiffeisen Liga e parë për sezonin 2024/25.
Skuadrat janë të ndara në dy grupe, në grupin A dhe në atë B.
Në Grupin A do të jenë Besa Peja, Drenica, Istogu, Liria, Mitrovica, Rahoveci, Rilindja ’74, Trepça, Trepça ’89 dhe Vëllaznimi.
Në anën tjetër, Grupin B e formojnë 2 Korriku, Dinamo, Flamurtari, Fushë Kosova, KEK-u, Kika, Prishtina e Re, Ramiz Sadiku, Vjosa dhe Vushtrria.
Liga e Parë do të fillojë një javë pas Albi Mall Superligë, respektivisht më 17 gusht. /Zëri
